Sadiku drejt klubit turk, zbulohen shifrat e transferimit

Sadiku drejt klubit turk, zbulohen shifrat e transferimit

Sport June 19, 2019 - 10:39
Detajet

E ardhmja e Armando Sadikut projektohet në Turqi, në radhët e Trabzonsporit, skuadër që e mbyll kampionatin në vendin e katërt.

Prezidenti i klubit me qendër në qytetin e Trabzonit, i vendosur në brigjet e Detit të Zi, Ahmet Agaoglu, ka urdhëruar vartësit e tij të mbledhin informacione të detajuara për sulmuesin shqiptar, që është në pronësi të Levantes (deri në vitin 2020) e që në gjysmën e dytë të sezonit që sapo u mbyll luajti në formë huazimi te Lugano në Zvicër.

Konkluzionet e specialistëve të Trabzonsporit kanë qenë pozitive për “bomberin” shqiptar e tashmë vendimin e fundit për transferimin e tij do ta marrë trajneri Unal Karaman, transmeton SS. 

Mësohet se Levante e vlerëson sulmuesin shqiptar 750 mijë euro, por drejtuesit e Trabzonsporit shpresojnë që çmimi të ulët në 500 mijë euro. Sa i përket pagës së sulmuesit, mësohet se ai do të përfitojë plot 750 mijë euro në sezon.