Genc Nuza përkujdeset për spektaklin e vitit, Sahiti bie në 'grackë'

Genc Nuza përkujdeset për spektaklin e vitit, Sahiti bie në 'grackë'

Sport qershor 15, 2019 - 23:53
Lexoni detajet

Sonte është zhvilluar ndeshja për bamirësi ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, me takimin që u mbyll baras 4:4, transmeton 'Zëri.info". 

Ndeshja ishte shumë interesante, ku përpos golave kishte edhe momente të lezetshme.Për një të tillë u përkujdes gjyqtari i takimit, Genc Nuza.

Nuza është gjyqtari më mirë në futbollin kosovar, madje ai mban edhe stemen e FIFA-s.

Gjatë një dueli në mes Milot Rashicës dhe Muharem Sahitit, intervenoi Nuza ku u mendua që do ta ndëshkojë me karton Sahitin por gjesti i tij ishte epik, në vend kartonit nxori palomën duke fshirë djerstë. Ky veprim i tij bëri që gjithë stadiumi të shperthente në duartrokitje. /ZERI