Me besim e vullnet për befasinë e madhe

Me besim e vullnet për befasinë e madhe

Sport June 15, 2019 - 23:36
Lexoni detajet

Kombëtarja jonë ka zhvilluar një stërvitje të shtunën mbrëma në Nurnberg, ku të dielen nga ora 18:00 luhet takimi Gjermania - Kosova. Kosova në rast të fitores ndaj superfuqisë ka rast të shkëlqyer të kualifikohet në Evropian nga pozita e tretë në grup, transmeton 'Zëri.info". 

Të mposhtet Gjermania natyrisht është mision i vështirë, por atmosfera në Kombëtaren tonë është shumë e mirë. Ka besim se mund të shkaktohet befasi ndaj Gjermanisë. Kombëtarja ka analizuar lojën e fundit të Gjermanisë ndaj Izraelit.

"Sipas të gjitha gjasave gjermanët e kanë ndërmend të bëjnë disa eksperimente ndaj nesh. Gjermania ka në përbërje lojtarë të ri, që janë të motivuar për të përfaqësuar vendin e tyre në të ardhmen. Kështu që do të luajnë me forcë shumë të madhe kundër nesh", ka theksuar selektori Taip Ramadani pas vendosjes në Gjermani.

"Ne kemi ardhur që të shkaktojmë dëmin më të madh të mundshëm ndaj tyre dhe të mundohemi të kualifikohemi në kampionat. Neve na duhet vetëm fitorja, të gjithë e kemi këtë në vetëdije dhe për këtë kemi ardhur këtu. Pres që ekipi të angazhohet si kundër Polonisë, të luajë me besim dhe vrull. Gjasat janë që mundemi edhe këtu të shkaktojmë një befasi", ka shtuar Ramadani.

Pritet që Kosova të ketë përkrahjen e një numri të bashkëatdhetarëve tanë në Gjermani dhe vende tjera evropiane. /ZERI

Image