Zyrtare: Allegri vendos për të ardhmen

Zyrtare: Allegri vendos për të ardhmen

Sport June 13, 2019 - 21:44
Detajet

Massimiliano Allegri e ka konfirmuar që do të pushojë një vit për të rimbushur bateritë dhe për ta marrë në dorë jetën e tij personale, transmeton zeri.info

Allegri e konfirmoi largimin e tij nga Juventusi gjatë muajit të kaluar, derisa ishte lidhur me disa klube si Chelsea, Paris Saint-Germaini, Bayern Munichu e Milani.

“Unë do të pushoj një vit për të rimbushur bateritë dhe për ta marrë sërish në dorë jetën time perosnale, të rigjej pas shumë vitesh përkushtimin ndaj familjes, fëmijëve dhe miqve”, ka deklaruar Allegri.

Strategu italian e kishte fituar pesë herë ligën italiane me Juventusin dhe kishte triumfuar tre herë në Kupën e Italisë, derisa dy herë kishte arritur në finale të Ligës së Kampionëve./Zëri