Hazard flet për dallimin mes La Ligës dhe Premierligës

Hazard flet për dallimin mes La Ligës dhe Premierligës

Sport June 13, 2019 - 21:22
Detajet

Eden Hazard është prezantuar sot si futbollist i Real Madridit, transmeton zeri.info

Gjiganti spanjoll i pagoi 150 milionë euro Chelseat për belgun, shumë në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Në konferencën tij për shtyp para gazetarëve, ai foli edhe për dallimin mes Premierligës dhe La Ligës.

“Mendoj se stili i La Ligës dhe i Premierligës dallon, por unë nuk mendoj se njëra është më e mirë se tjetra, të luajturit në La Liga do të më ndihmojë që të përmirësohem”, deklaroi Hazard.

Hazard gjithashtu theksoi se të luajturit në Real Madrid ka qenë ëndrra e tij qysh si fëmijë.

“E kam ëndërruar këtë moment qysh prej se isha i vogël, unë gjithmonë e kam përkrahur Real Madridin dhe të qenët në gjendje të luaj këtu dhe të veshurit këtë fanellë është në nder, unë me të vërtetë dua që sezoni të fillojë”, deklaroi ai.

“Mezi po pres për sezonin e ri dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë”, shtoi ai.

“Të gjithë e dinë që Zidane ishte idhulli im që prej fëmijërisë dhe fakti që ai është trajner i Real Madridit ishte një faktor i rëndësishëm”, tha ish-ylli i Chelseat.

“Është klubi më i mirë në botë, edhe po të ishte një mundësi e vogël unë nuk do të dyshoja, jam shumë i lumtur që Courtois është këtu gjithashtu”, u shpreh reprezentuesi belg, i cili tha se do të provojë të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

“Do të provoj të bëhem lojtari më i mirë në botë, gjëja e parë ishte të vija te ekipi më i mirë në botë, kjo është një sfidë e re”, theksoi 28-vjeçari./Zëri