Hazard: Do të mundohem të bëhem lojtari më i mirë në botë

Hazard: Do të mundohem të bëhem lojtari më i mirë në botë

Sport June 13, 2019 - 21:09
Detajet

Eden Hazard është prezantuar sot si futbollist i Real Madridit, transmeton zeri.info

Gjiganti spanjoll i pagoi 150 milionë euro Chelseat për belgun, shumë në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Në konferencën e tij për shtyp para gazetarëve, Hazard theksoi se kjo ka qenë ëndrra e tij qysh si fëmijë.

“E kam ëndërruar këtë moment qysh prej se isha i vogël, unë gjithmonë e kam përkrahur Real Madridin dhe të qenët në gjendje të luaj këtu dhe të veshurit këtë fanellë është në nder, unë me të vërtetë dua që sezoni të fillojë”, deklaroi ai.

“Mezi po pres për sezonin e ri dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë”, shtoi ai.

“Të gjithë e dinë që Zidane ishte idhulli im që prej fëmijërisë dhe fakti që ai është trajner i Real Madridit ishte një faktor i rëndësishëm”, tha ish-ylli i Chelseat.

“Është klubi më i mirë në botë, edhe po të ishte një mundësi e vogël unë nuk do të dyshoja, jam shumë i lumtur që Courtois është këtu gjithashtu”, u shpreh reprezentuesi belg, i cili tha se do të provojë të bëhet futbollisti më i mirë në botë.

“Do të provoj të bëhem lojtari më i mirë në botë, gjëja e parë ishte të vija te ekipi më i mirë në botë, kjo është një sfidë e re”, theksoi 28-vjeçari./Zëri