Prezantimi i futbollistëve ndër vite, ky është dallimi i shikuesve në ‘Bernabeu’ mes Hazardit, Ronaldos e Kakas

Prezantimi i futbollistëve ndër vite, ky është dallimi i shikuesve në ‘Bernabeu’ mes Hazardit, Ronaldos e Kakas

Sport June 13, 2019 - 20:59
Detajet

Eden Hazard është prezantuar sot si futbollist i Real Madridit, transmeton zeri.info

Gjiganti spanjoll i pagoi 150 milionë euro Chelseat për belgun, shumë në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Hazard u shpreh se ëndrra e tij ishte që të luante te madrilenët.

“Unë me të vërtetë dua të filloj të luaj me Real Madridin dhe të fitoj sa më shumë tituj, ishte ëndrra ime qysh i vogël dhe tani jam këtu, unë dua ta shijoj këtë moment”, deklaroi Hazard.

Ndërkohë, në stadiumin “Santiago Bernabeu” ishin mbledhur plot 50,000 shikues për të parë prezantimin e yllit belg.

Ky stadium prej vitesh ka mirëpritur yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, derisa rekordin e shikueshmërisë padyshim e mban Cristiano Ronaldo, i cili kishte mbledhur plot 80,000 tifozë në vitin 2009.

Edhe Ricardo Kaka ishte prezantuar në vitin 2009, gjersa për të ishin mbledhur 55,000 shikues./Zëri

Image