Rrëfimi i Bernard Challandes për “Le Matin” – i dërgon mesazh atyre që ende s’e kanë zgjedhur Kosovën
FOTO: Laura Hasani

Rrëfimi i Bernard Challandes për “Le Matin” – i dërgon mesazh atyre që ende s’e kanë zgjedhur Kosovën

Sport June 13, 2019 - 08:53
Detajet

Trajneri zviceran, Bernard Challandes është ende i pamposhtur që prej ardhjes në postin e kryetrajnerit të Përfaqësueses së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën e njohur zvicerane, “Le Matin”, Challandes ka folur në mes të tjerash edhe për fitoren e fundit kundër Bullgarisë, përcjell Zëri.info.

Bernard Challandes nuk ka vendosur ende të dorëzohet në rrugëtimin e tij drejt suksesit me Kosovën.

Trajneri 67-vjeçar nga Zvicra është i pamposhtur në 13 ndeshjet e tij të para me Kosovën, e cila vazhdon të mahnitë spektrin futboll-dashës me paraqitjet e saj.

Image

Në ndeshjen e fundit, Kosova arriti të fitojë në Sofje me rezultat 3:2 kundër Bullgarisë.

Si rezultat i kësaj, ka disa tifozë kosovar të cilët kanë kërkuar që Challandes ta ketë një statujë në Prishtinë.

Një ditë pas ndeshjes në Sofje, “Le Matin” intervistoi gjerë e gjatë trajnerin zviceran në kryeqytetin kosovar.

“Le Matin”: Bernard Challandes, a keni ju tashmë statujën tuaj në hyrse të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë?

Bernard Challandes: (Qesh), Jo, jo akoma! E di, në këtë rajon statujat kanë rëndësi të madhe, por ka një eufori rreth kësaj Përfaqësuese, ne duhet të përfitojmë nga kjo.

“Le Matin”: Të hënën në Sofje, fitorja juaj ishte krejtësisht e merituar, edhe pse goli i fitores nuk erdhi deri në minutën e 92-të. Çfarë e shtyri skuadrën deri atë kohë ta kërkojë golin?

Image

Bernard Challandes: Fakti që unë kam një skuadër shumë ofanzive, gjithmonë kërkohet fitorja. Në Sofje, luajtëm një lojë agresive në 30 minutat e fundit. Për fat të mirë erdhi edhe goli i tretë – i fitores. Përndryshe, ne do të dilnim nga ndeshja të zhgënjyer.

“Le Matin”: Ndaj Malit të Zi çfarë ndodhi?

Bernard Challandes: Po, sikur në ndeshjen e parë si vendas ndaj Bullgarisë, edhe të premten ndaj Malit të Zi ne e merituam fitoren. Por, barazuam 1:1. Në fund, me pak sukses, mund të ishim në vendin e parë në grup me nëntë pikë (qesh). Por, ta shohim pasi dy kundërshtarët e radhës janë Republika e Çekisë dhe Anglia. Është mirë të përballemi me ta në këtë situatë edhe nëse këto dy skuadra janë nga një planet tjetër, përcjell Zëri.info.

“Le Matin”: Cili është sekreti i kësaj skuadre të Kosovës?

Bernard Challandes: Ekziston një grup i mirë i lojtarëve që kanë unitet. Skuadra ka cilësi ofanzive dhe kështu që krijon shumë. Ndonjëherë më pak, por Kosova sulmon. Ky është temperamenti i lojtarëve të mi, ne vetëm duhet ta përdorim këtë ‘armë’. Në fakt, kjo skuadër nuk ka asgjë për të humbur.

“Le Matin”: Festa pas fitores ndaj Bullgarisë?

Bernard Challandes: Kjo është e mrekullueshme. Të hënën në Sofje, kryeparlamentari kosovar erdhi të na vizitonte në hotel, pastaj edhe në zhveshtore pas ndeshjes. Kishte fishekzjarre në Prishtinë pas suksesit tone. Kjo arritje dërgon edhe një mesazh për ata që nuk kanë zgjedhur ende për cilin shtet duan të luajnë. Ka shumë kosovarë të rinjë në Gjermani që janë të pavendosur e që disa tashmë kanë zgjedhur gjermanët.

“Le Matin”: Ku do të ndalet kjo Kosovë?

Bernard Challandes: Tani për tani, Kosova është vetëm në vendin e 127-të në ranglistën e FIFA-s, kështu që kemi shumë ëndrra. Kjo skuadër do të vazhdojë të përparojë, jam i sigurtë. Të hënën në Sofje, mosha mesatare e jona ishte 23 vjet – dhe kjo tregon se kemi një të ardhme. Kosova ka mundësi të renditet në mes të renditjes evropiane./Zëri.info

Image