Suksesi i Kosovës 'tremb' anglezët, 'The Guardian' i kushton shkrim interesant Përfaqësueses kosovare

Suksesi i Kosovës 'tremb' anglezët, 'The Guardian' i kushton shkrim interesant Përfaqësueses kosovare

Sport qershor 12, 2019 - 14:36
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës ka qenë kryetemë e medieve ndërkombëtare pas fitores së parë të regjistruar në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Djelmoshat e Bernard Challandes arritën ta mposhtin Bullgarinë në Sofje me rezultat 3:2 në ndeshjen e vlefshme për grupin A.

Në grupin A përveç Kosovës dhe Bullgarisë bën pjesë edhe Anglia, Mali i Zi dhe Republika e Çekisë, raporton Zëri.info.

Suksesi i fundit i “Dardanëve” ka rënë edhe në sytë e medieve në Angli.

Gazeta e famshme britanike, “The Guardian, i ka kushtuar rëndësi të veçantë Përfaqësueses së Kosovës, duke vlerësuar se ‘nuk duhen nënvlerësuar’.

“Askush nuk duhet ta nënçmojë Kosovën në fushë. Fitorja e së hënës 3:2 në Bullgari, e arritur pas golit të Elbasan Rashanit në minutën e 92-të ngriti emocione të papara, duke arritur në ecurinë e 14 ndeshjeve pa humbje”, shkruhet fillimisht në shkrimin e “The Guardian”, përcjell Zëri.info.

Image

Tutje, gazeta në fjalë shkruan se Kosova ia doli ta fitojë përkundër mungesave të shumta, duke veçuar Arbër Zenelin.

“Skuadra e Bernard Challandes e dominoi ndeshjen dhe fitoi në Sofje përkundër se i mungoi i lënduari Arbër Zeneli, njëri prej dy anësorëve të klasit të lartë, së bashku me Milot Rashicën, i cili shënoi një gol dhe dhuroi një asistim”, vlerëson më tej “The Guardian”.

Për fund, mediumi anglez ka përmendur edhe kënaqësinë që tifozët kosovarë janë duke e përjetuar nga sukseset e Përfaqësueses sonë.

“Është e vështirë të mendohet se ka ndonjë Përfaqësuese në Evropë që kënaq tifozët më shumë se Kosova në këtë moment”, përfundon shkrimi i “The Guardian”./Zëri.info