Kosovare Asllani shkëlqen për Suedinë, kontribuon me gol në fitoren kundër Kilit
Në kuadër të Kampionatit Botëror në konkurrencën e femrave, Suedia arriti ta mposhtë Kilin me rezultat 2:0.
Në kampionatin i cili vshtë duke u zhvilluar në Francë, futbollistja nga Kosova që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani, bëri një paraqitje mahnitëse kundër Kilit, shkruan Zëri.info.
Asllani arriti ta zhbllokojë rezultatin në këtë ndeshje duke shënuar golin e parë në minutën e 83-të, derisa Madelen Janogy shënoi golin dyfishimit të epërsisë.
Me paraqitjen e saj kundër Kilit, Asllani u shpall edhe futbollistja më e mirë e kësaj ndeshjeje.
— MERITON! (@meritoniiiiiiii) June 12, 2019
“Një fitore tejet e rëndësishme, ju lumtë”, shkroi futbollistja kosovare në rrjetin social, Instagram.
Me këtë fitore, Suedia renditet në vendin e dytë në grupin F të Kampionatit Botëror.
Ndryshe, Asllanit javë më parë Suedia i ka ndërtuar edhe një statujë në saje të kontributit madhor për Suedinë në futboll./Zëri.info