Lajmi i fundit: Alivanoset nënkryetari i FFK-së, kjo është gjendja e tij

Lajmi i fundit: Alivanoset nënkryetari i FFK-së, kjo është gjendja e tij

Sport June 10, 2019 - 20:13
Zbuloni detajet

Para pak çastesh në stadium ka hyrë edhe nënkryetari i FFK-së, Predrag Jovic, por gjendja jo e mirë shëndetësore ka bërë që ai të alivanoset, shkruan zeri.info.

Afër tij në momentin e alivanosjes kanë qenë ish nënkryeyari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendëssekretari i FFK-së Arianit Ahmeti.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.

Kosova sonte do të luajë ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për evropianin e futbollit, raporton Zëri.info.

Përfaqësuesja kosovare do të luajë si mysafire e Bullgarisë, në Sofje. /Zëri.info