Zhegrova: Kjo Kombëtare më ka kontaktuar e para, por unë zgjodha Kosovën

Zhegrova: Kjo Kombëtare më ka kontaktuar e para, por unë zgjodha Kosovën

Sport June 06, 2019 - 11:52
Detajet

Që prej muajit mars të vitit të kaluar, Edon Zhegrova ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën në nivel ndërkombëtar.

Që prej kësaj periudhe, futbollisti i Baselit ka zhvilluar tetë paraqitje me “Dardanët”, duke arritur ta gjejë portën vetëm në dy ndeshje, raporton Zëri.info.

Por, vetë 20-vjeçari ka pranuar se para Kosovës, për të ishte interesuar Kombëtarja e Shqipërisë.

Në emisionin “NIN”, Zhegrova ka zbuluar se si ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci kishte ardhur për të biseduar me të në Belgjikë.

Image

“Shqipëria ka qenë e para që më ka kontaktuar. Christian Panucci kishte ardhur në Belgjikë për të biseduar me mua për Kombëtaren”, tha fillimisht Zhegrova.

“Por, pas një jave jam kontaktuar nga FFK-ja, nga Fadil Vokrri. Ai ka biseduar me mua dhe më ka folur për Kosovën”, theksoi Zhegrova.

“Këtu ndihem si në shtëpinë time. Përfaqësuesja zgjedhet me zemër”, shtoi Zhegrova./Zëri.info