Messi më quajti gomar

Messi më quajti gomar

Sport May 27, 2019 - 10:13
Detajet

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner thotë se Lionel Messi e kishte quajtur atë gomar gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas një ndërhyrje të anglezit, transmeton zeri.info

Në fund të pjesës së parë në “Camp Nou”, Messi pati një kontakt me Andy Robertsonin, derisa Milner erdhi më vonë duke e shtyrë me shpatull dhe duke e rrëzuar argjentinasin në tokë.

I acaruar me ndërhyrjen e vonshme, Messi bëri thirrje për karton të verdhë, por Milner shpëtoi vetëm me një vërejtje.

Pasi që Milner ishte turpëruar nga Messi në 2015-n kur ishte futbollist i Manchester Cityt, me argjentinasin që ia kishte kaluar topin mes këmbëve, ylli i Barcelonës mendoi se kjo ishte një tentativë për hakmarrje.

“Ai nuk ishte i lumtur. Ai po fliste me mua spanjisht derisa po hynim në tunel pas pjesës së parë gjithashtu. Ai më quante ‘burro’. Që përkthehet si gomar, por mendoj se gjithashtu në futbollin spanjoll përdoret si term i përgjithshëm për dikë që sillet vërdallë duke goditur njerëz”, deklaroi Milner./Zëri