Ku do ta vazhdojë karrierën Yll Hoxha?

Ku do ta vazhdojë karrierën Yll Hoxha?

Sport May 26, 2019 - 23:34
Detajet

Yll Hoxha ishte një ndër futbollistët më meritor për shpalljen e Feronikelit kampion si DigitAlb Kupës së Kosovës në edicionin e fundit, raporton Zëri.info.

Futbollisti nga Prishtina i cili ka përvojë të madhe pasi që ka luajtur edhe në Shqipëri, ka njoftuar se kontrata me Feronikelin i skadon pas ndeshjeve parakualifikuese që ka me Feronikelin në Ligën e Kampionëve.

"Kam kontratë me Feronikelin edhe për ndeshjet e Evropës dhe pastaj do të vendosim për të ardhmen", ka thënë Yll Hoxha për emisionin 2 me 1 në RTV 21, përcjell Zëri.info.

Yll Hoxha gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës. /Zëri.info