Ronaldo e dëshiron këtë trajner te Juve

Ronaldo e dëshiron këtë trajner te Juve

Sport May 23, 2019 - 23:29
Detajet

Cristiano Ronaldo e do Jose Mourinhon trajner të Juventusit, transmeton zeri.info

Por, “Sky Sports” raporton se Mourinho nuk do të bëhet trajner i klubit italian, pavarësisht përkrahjes së Ronaldos.

Është bërë e ditur që ish-trajneri i Manchester Unitedit është jashtë garës për rolin e trajnerit te Juventusi.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” ishte i gatshëm të bashkohej me ish-trajnerin e tij te Real Madridi, pavarësisht mosmarrëveshjeve që i kishin pasur dikur në “Santiago Bernabeu”.

Tani raportohet se dyshja kanë një marrëdhënie të mirë dhe se mund të punojnë së bashku në të ardhmen.

Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri pas konfirmimit që Massimiliano Allegri do të largohet pas përfundimit të këtij edicioni./Zëri