City dhe PSG-ja janë duke e shkatërruar futbollin

City dhe PSG-ja janë duke e shkatërruar futbollin

Sport May 21, 2019 - 23:18
Detajet

Presidenti i ligës spanjolle, Jvier Telabas ka kritikuar Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin, duke thënë se këto dy klube janë duke shkatërruar futbollin evropian, transmeton zeri.info

Manchester City dhe Paris Saint-Germaini kanë arritur suksese të shumta gjatë viteve të fundit falë investimeve nga Sheikh Mansour, respektivisht nga “Qatar Sports Investments”.

“Problemi me PSG-në dhe Cityn është se janë klube të drejtuara shtetërore, njëra nga paratë e naftës, tjetra nga gazi”, ka deklaruar Telabas.

“Dëmi që po i ndodhë futbollit evropian është i madh sepse ata janë duke shkaktuar inflacion në treg, në mënyrë që klubet të paguajnë shuma qesharake për të mbajtur lojtarët e tyre. Ata janë klube që nuk iu interesin se çfarë të ardhura reale kanë kur duan të nënshkruajnë me ndonjë lojtar sepse ata kanë të ardhura nga një shtet”, shtoi ai./Zëri