Tifozët hapin peticion për bojkotimin e finales së Ligës së Evropës, kjo është arsyeja

Tifozët hapin peticion për bojkotimin e finales së Ligës së Evropës, kjo është arsyeja

Sport May 21, 2019 - 21:48
Detajet

Pas lajmit se mesfushori Henrikh Mkhitaryan nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Arsenalit që do të udhëtojë për finalen e Ligës së Evropës, tifozët e kanë filluar një peticion për ta bojkotuar këtë ndeshje që zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit, transmeton zeri.info

Armenia dhe Azerbajxhani janë në konflikt qysh moti dhe kjo ka ndikuar edhe për futbollistin e Arsenalit.

Është bërë e ditur se 30-vjeçari frikësohet për sigurinë e tij në fushë.

Kjo ka bërë që shumë tifozë të protestojnë ndaj këtij vendimi.

Në një peticion të bërë nga Ruth Kabau thuhet:

“Finalja e Ligës së Evropës do ta mbahet të mërkurën më 29 maj të vitit 2019, në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit. Arsenali do të përballet me Chelsean. Kjo ka bërë që Arsenali të mbetet pa lojtarn kyç armen, Henrikh Mkhitaryan në skuadrën që do të udhëtojë në fundjavë. Armenia dhe Azerbajxhani e kanjë një konflikt të gjatë shekullor që prej rënies së Perandorisë Ruse në vitin 1917, që ka shkaktuar shqetësime për sigurinë e Mkhitaryanit. Si një trup global, UEFA duhet ta ketë konsideruar këtë para se të vendoste për nikoqirin dhe për më tepër, pasi u bë e qartë se një klub me një lojtar armen mund të garonte për këtë kupë. Është e padrejtë për lojtarin dhe klubin që kanë punuar aq shumë për t’u kualifikuar”./Zëri

Image