'Qeqa' një eksperte e vërtetë, tregon se si Feronikeli ia doli të shpallej kampion

'Qeqa' një eksperte e vërtetë, tregon se si Feronikeli ia doli të shpallej kampion

Sport May 20, 2019 - 23:01
Detajet

Gazetarja e mirënjohur, 'Qeqa' Krelani e ka analizuar ndeshjen 'finale' të Superligës së Kosovës në futboll.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen në fjalë në "Rexhep Rexhepi", shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0.

Ndërkaq, 'Qeqa' thotë se Feronikeli ka treguar se është një skuadër evropiane.

"Dje kam biseduar me trajnerin e Feronikelin, Zekirija Ramadanit dhe e pyeta per recetën, dhe ai më tha se kam 26 lojtarë", tha 'Qeqa' në "Dueli Sportiv".

"Ai më tha se po bën edhe lojë psikologjike", vlerësoi 'Qeqa'.

"Feronikeli i ka kaluar problemet e mëhershme, i ka ikur barazimeve, ndryshimet e trajnerit", vazhdoi gazetarja kosovare, përcjell Zëri.info.

"Unë e përgëzoj Feronikelin për titull, ata janë skuadër evropiane, si me lojë ashtu edhe me lojë", shtoi 'Qeqa'./Zëri.info