Neymari nuk duhet të jetë kapiten i Brazilit

Neymari nuk duhet të jetë kapiten i Brazilit

Sport May 20, 2019 - 12:30
Detajet

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Edmilson i ka bërë thirrje përzgjedhësit të Brazilit, Tite që t’ia japë shiritin e kapitenit dikujt tjetër, e jo Neymarit, transmeton zeri.info

Edmilson mendon se Neymari nuk dihet të jetë kapiten i përfaqësueses braziliane për Kupën e Amerikës, që mbahet këtë verë.

Ylli i Paris Saint-Germainit e pati një edicion me disa lëndime, por do të jetë i gatshëm për këtë kompeticion.

“Është një listë e skuadrës me njerëz që kanë përvojë dhe që tashmë kanë qenë kapitenë. Për mendimin tim, kjo nuk është koha ideale për t’ia dhënë Neymarit, por vendimi final i takon Tites”, deklaroi Edmilson./Zëri