Zyrtare: Kroos rinovon me Realin

Zyrtare: Kroos rinovon me Realin

Sport May 20, 2019 - 10:28
Detajet

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka nënshkruar një kontratë të re me gjigantin madrilen, transmeton zeri.info

Reprezentuesi gjerman ka rinovuar kontratën e tij me klubin spanjoll deri në qershor të vitit 2023.

Këtë gjë e ka konfirmuar Real Madridi përmes uebfaqes së saj zyrtare

“Real Madridi dhe Toni Kroos janë pajtuar për ta rinovuar kontratën e lojtarit, që tani e lidh me klubin deri më 30 qershor, 2023”, shkruhet në uebfaqen e madrilenëve.

Kroos është pjesë e gjigantit spanjoll që prej verës së vitit 2014, kur u transferua nga Bayern Munichu.

Mesfushori është paraqitur në 233 ndeshje me fnallenë e Real Madridit, derisa ka realizuar 13 gola dhe 59 asistime./Zëri