E zbulojnë mediet italiane, ky pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

E zbulojnë mediet italiane, ky pritet të jetë trajneri i ri i Milanit

Sport May 16, 2019 - 22:12
Detajet

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis raportohet se është nisur drejt Londrës për t’u takuar me trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri, transmeton zeri.info

“Sport Mediaset” shkruan se Gazidis do të mbajë një takim kokë më kokë me Sarrin pas vetëm disa orësh.

Gjithashtu ky medium shkruan se trajneri italian do të shkarkohet nga Chelsea edhe nëse klubi londinez do ta fitojë Ligën e Evropës.

Raportohet se Milani do t’i ofrojë ish-trajnerit të Napolit një kontratë 3-vjeçare me një pagë vjetore prej 3 milionë eurosh./Zëri