Sot, sfida e dytë finale e 'Play-Off-it' në basketboll
Sport
May 05, 2019 - 08:34
Detajet
Pas ndeshjes së parë finale të Superligës së Kosovës në basketboll, në të cilën Z Mobile Prishtina e mundi Rahovecin me rezultat 110:82, sot në palestrën e bukur dhe madhështore “Mizahir Isma” në Rahovec, zhvillohet ndeshja e dytë finale, shkruan zeri.info.
S’do mend se ndeshja do të zhvillohet në një ambient spektakolar, të cilin do ta krijojnë tifozët vendas “Vreshtarët”, pasi idhujt e tyre do të mundohen t’ua shkaktojnë humbjen e parë të përzgjedhurve të trajnerit të Prishtinës, Damir Mulaomerovic.
Ndeshja fillon në ora 17.00. /Zëri/