Trajneri i Burnleyt ‘kërcënon’ Manchester Cityn

Trajneri i Burnleyt ‘kërcënon’ Manchester Cityn

Sport April 26, 2019 - 17:48
Detajet

Trajneri i Burnleyt, Sean Dyche mendon se ekipi i tij do të ketë lirinë për ta frikësuar Manchester Cityn, që është duke luftuar për titullin e Premierligës, transmeton zeri.info

Kampioni në fuqi anglez ka vetëm një epërsi ndaj Liverpoolit dhe mund t’i duhet t’i fitojë të tre ndeshjet e fundit për t’u shpallur kampion.

Sfida e tyre e ardhshme është ndaj Burnleyt në “Turf Moor”, ekip që ka qenë në formë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë të stinorit, derisa tashmë thuajse e ka të sigurt mbijetesën në ligë.

“Manchester City është një ekip i madh, por ata duhet të jenë kërkues për ta fituar titullin. Ne kemi një kërkesë tjetër, që është të luajturit mirë dhe ta mbyllim edicionin në një mënyrë sa më të mirë – dhe kjo mund të jetë një armë”, deklaroi Dyche.

“Ju s’mund të jeni të relaksuar – s’mund të jeni të realskuar ndaj Cityt – por, unë mendoj se ka paksa liri. Gjithçka ka të bëjë me ata, por nuk ka të bëjë me ne”, shtoi ai./Zëri