Ndërron jetë ish-trajneri i Manchester Cityt, Billy McNeill

Ndërron jetë ish-trajneri i Manchester Cityt, Billy McNeill

Sport April 23, 2019 - 10:11
Detajet

Legjenda e Celtic, Billy McNeill ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

McNeill ishte britaniku i parë që e fitoi Kupën Evropiane si kapiten, shkruan Zëri.

Ai drejtoi “Hoops” drejt triumfit në Evropë gjatë vitit 1967, duke e mposhtur Interin në finale.

McNeill gjithashtu drejtoi Celtic drejt nëntë titujve radhazi në kampionat, shtatë Kupa të Skocisë dhe gjashtë Kupa të Ligës.

McNeill pas pensionimit të futbollist aktiv, drejtoi skuadra si Manchester City dhe Aston Villa./Zëri/

Image