Ronaldo, çelësi i marrëveshjes Juve-Felix?

Ronaldo, çelësi i marrëveshjes Juve-Felix?

Sport April 22, 2019 - 14:05
Detajet

Cristiano Ronaldo është duke e ndihmuar Juventusin në ndjekjen e futbollistit të Benficas, Joao Felix, transmeton zeri.info

“A Bola” raporton se Ronaldo e ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e Felixit, të cilin ai e sheh si pasuesin e tij.

Benfica është duke e vlerësuar 19-vjeçarin 120 milionë euro, derisa vetëm Manchester City ka shprehur gatishmërinë për të paguar.

Sidoqoftë, sulmuesi nuk e ka fshehur se dëshiron të luajë përkrah Ronaldos, ndërsa të dy futbollistët përfaqësohen nga agjenti Jorge Mendes.

Kjo mund të bëjë që Juventusi të mundohet ta ulë çmimin e yllit portugez./Zëri