Buffon dhe Dani Alves vendosin rekorde të reja pas triumfit të PSG-së në ligën franceze

Buffon dhe Dani Alves vendosin rekorde të reja pas triumfit të PSG-së në ligën franceze

Sport April 22, 2019 - 12:43
Detajet

Paris Saint-Germaini e siguroi dje fitimin e titullit në ligën franceze, transmeton zeri.info

Klubi parisien e siguroi titullin pak orë para se ta zhvillonte ndeshjen ndaj Monacos, të cilën e fitoi me rezultatin 3:1.

Ish-kapiteni dhe legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon e fitoi titullin e tij të 10-të kampional në karrierë, 9 prej të cilave i kishte fituar me gjigantin torinez.

Ky është maksimumi i titujve kampional të fituar nga një lojtar italian dhe është i pari që arrin shifra dyshifrore.

Ndërkohë, Dani Alves e fitoi titullin e 39-të në karrierë nga të gjitha garat, tituj që i ka fituar me klube si Sevilla, Barcelona, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.

Braziliani e ka kaluar me kohë rekordmenin e të gjitha kohërave, Ryan Giggs, i cili kishte fituar 36 tituj në karrierën e tij./Zëri