Trajneri gjakovar po shkëlqen me skuadrën e tij, fiton Kupën e Austrisë

Trajneri gjakovar po shkëlqen me skuadrën e tij, fiton Kupën e Austrisë

Sport April 21, 2019 - 23:24
Detajet

Një trajner nga Kosova ka fituar Kupën e Austrisë në hendboll dhe është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion i vendit.

Bëhet fjalë për Ibish Thaçin, që ka lindur në qytetin e Gjakovës.

Ai është aktualisht trajner i ekipit UHK Krems, ku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Kupën e Austrisë.

Madje, skuadra e Thaçit ka treguar paraqitje fantastike edhe në kampionat, ku është në vendin e parë dhe po vazhdon rrugën drejt titullit kampion.

Image

Suksesi i Thaçit si trajner në sportin e hendbollit nuk është i rastësishëm, pasi që ai ka qenë me vite të tëra një ndër lojtarët më të dalluar në hendbollin austriak.

Ai ka fituar trofe të ndryshëm me skuadra të ndryshme të hendbollit austriak, madje duke marrë edhe çmime të shumta individuale.

Vlen të theksohet që Thaçi ka ndihmuar disa herë me rekuizita e topa klubin me traditë të hendbollit, Vëllaznimi dhe Shkollën e Hendbollit, Gjakova.

Një shembull për t’u ndjekur! /Gazeta Olle/

Image