Heroi i Prishtinës me reagim interesant në rrjetet sociale

Heroi i Prishtinës me reagim interesant në rrjetet sociale

Sport April 21, 2019 - 23:05
Detajet

Mërgim Pefqeli ishte heroi i Prishtinës në ndeshjen e djeshme të zhvilluar në Gjilan.

Prishtina regjistroi fitore të rëndësishme dje në Superligën e Kosovës duke mposhtur Gjilanin me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores pvr skuadrën e Mirel Josës e shënoi Mërgim Pefqeli në minutat e fundit të ndeshjes, shkruan Zëri.

Image

Ndërkaq, tani Pefqeli përmes rrjetit social, Facebook, është shprehur i kënaqur që ka mundur të kontribuojë për fitoren e Prishtinës.

"Çfarë fitore. I kënaqur që kam ndihmuar skuadrën dje", shkroi Pefqeli.

Ndryshe, Prishtina është në vendin e dytë në renditjen tabelare të Superligës, kurse nga vendi i parë e ndan vetëm goldallimi me Feronikelin./Zëri/