Liverpooli kryen detyrën në Uells dhe marshon drejt kreut - pa Shaqirin edhe sot

Liverpooli kryen detyrën në Uells dhe marshon drejt kreut - pa Shaqirin edhe sot

Sport April 21, 2019 - 18:51
Detajet

Liverpooli ka regjistruar fitoren e radhës në kampionatin elitar anglez, Premierligë.

Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar në udhëtim te Cardiff City në kuadër të javës së 35-të në Premierligë.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Cardiff City Stadium", skuadra e Klopp fitoi me rezultat solid 2:0, shkruan Zëri.

Image

Gini Wijnaldum ('56) dhe James Milner ('81) shënuan golat e fitores për "Të Kuqtë".

Vlen të përmendet se edhe në këtë ndeshje, Klopp nuk dha asnjë minut për mesfushorin nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore, Liverpooli ngritet në vendin e parë me 88 pikë, kurse Cardiff City mbetet në vendin e 18-të me 31 pikë./Zëri/