Rahoveci në gjysmëfinale, takohet me Golden Eagle Yllin

Rahoveci në gjysmëfinale, takohet me Golden Eagle Yllin

Sport April 21, 2019 - 18:44
Detajet

Rahoveci ia ka dalë të kalojë në gjysmëfinalen e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi para adhuruesve të tij në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit, me rezultat 84:65.

Ndeshja e tretë ndërmjet këtyre dy skuadrave nuk ishte si dy të parat, kur fituesi i tyre qe përcaktuar në çastet e fundit.

Më të dalluarit në radhët e Rahovecit ishin Fredrik Richardson (shënoi 29 pikë), Arian Qollaku (19), ndërsa basketbollistët më efikas të Ponte Prizrenit ishin Malcolm Canada (16), Blend Matoshi (13), Elliott Cole (13).