Boksieri i njohur tallet keq me Senad Gashin pas humbjes nga Chisora

Boksieri i njohur tallet keq me Senad Gashin pas humbjes nga Chisora

Sport April 21, 2019 - 10:05
Detajet

Bokseri shqiptar, Senad Gashi pësoi humbje mbrëmë në meçin ndaj Dereck Chisoras me vendim unanim të gjyqtarëve, transmeton zeri.info

Gashi e pësoi humbjen e tretë radhazi në “O2 Arena” të Londrës.

Dy meçet e kaluara, Gashi i humbi ndaj boksierit gjerman Tom Schëarz dhe nga kamerunasi Carlos Takam me nokaut.

Meçi në përgjithësi u cilësua si zhgënjyes nga komentuesit dhe analistët, por në veçanti si jo e denjë u vlerësua paraqitja e boksierit shqiptar, që nuk është se tregoi shumë në këtë duel.

Madje, boksieri irlandez Carl Frampton është tallur me nivelin e cilësisë se këtij dueli, duke lënë të kuptohet se Gashi tregoi paraqitje të dobët.

“Chisora kundër Gashit ishte [meç] më i keq se sfida ime ndaj Quigg”, ka shkruar Frampton në rrjetin social “Twitter”./Zëri