Leotrim Bekteshi para ndeshjes me Gjilani – Prishtina: Prishtina mendon vetëm për fitore

Leotrim Bekteshi para ndeshjes me Gjilani – Prishtina: Prishtina mendon vetëm për fitore

Sport April 19, 2019 - 18:17
Detajet

Prishtina udhëton në Gjilan në kërkim të fitores së shtatë rresht dhe të 20-në kampionale. 

Prishtina nuk ka pësuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit kërkon që të vazhdoj me serinë e fitoreve edhe në Gjilan te skuadra homonime.

Por, futbollistët prishtinas janë të vetëdijshëm që vetëm me fitore në Gjilan mund të rikthejnë titullin në kryeqendër pas 5 vitesh mungesë.

Mbrojtwsi Leotrim Bekteshi ka folur pas ndeshjes pwr faqen zyrtare tw klubit, ‘prishtinafc.com, shkruan Zwri.info.

“Me gjithë se kanë ndodhur shumë ndryshime në skuadrën e Gjilanit, ish-skuadrën time, e njoh mjaft mirë dhe e çmoj si skuadër të mirë e të fortë. Por, ne jemi në formë të lartë dhe të motivuar qind për qindtë, pra jam shumë i sigurt që do ta vazhdojmë serinë e fitoreve deri në fund të kampionatit. Thjesht nuk kemi rrugë tjetër, e vetmja rrugë që na sjell te suksesi ku dëshirojmë”, ka thënë qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi i cili me Prishtinën këtë edicion ka regjistruar 25 ndeshje zyrtare duke shënuar edhe 1 gol.

Prishtina ka dy mungesa të theksuara, Meriton Korenica dhe mbrojtësi Ahmet Haliti dhe Khalid janë të lënduar.

Prishtinën nuk do të mund të përcjellin tifozët tanë “Plisat” pas njoftimit të dërguar nga policia e Gjilanit për mungesë të kushteve për tifozët mysafirë. /Zëri.info