Liverpooli i hakmerret Barçës për çmimet e biletave

Liverpooli i hakmerret Barçës për çmimet e biletave

Sport April 19, 2019 - 11:05
Detajet

Liverpooli do të përballet me Barcelonën në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Klubi spanjoll ka vendosur çmime të larta të biletave për tifozët anglezë që do të udhëtojnë në ndeshjen e parë në “Camp Nou”. Pas këtij vendimi të katalonjasve, Liverpooli ka reaguar duke vendosur çmim të njëjtë për tifozët e klubit spanjoll, transmeton zeri.info

Liverpooli ka vendosur të reagojë ndaj Barcelonës për çmimet e larta të biletave të vendosura ndaj tifozëve anglezë që do të udhëtojnë në Spanjë më 1 maj. Gjiganti katalonjas ka vendosur çmimin qesharak prej 119 eurosh për tifozët mysafirë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Liverpoolit.

Por, zyrtarët e klubit anglez nuk pajtohen me Barcelonën për strukturën e çmimeve të ndeshjeve eliminuese të kompeticionit elitar evropian për klube dhe kanë vendosur që t’i vënë çmimin prej 119 eurove biletave për ndeshjen e dytë që do të luhet në “Anfield”.

Shpeshherë thuhet se dy gabime nuk e bëjnë një të drejtë, sidoqoftë Liverpooli ka njoftuar se do shfrytëzojë çmimin shtesë prej 31 eurosh që të subvencionoj biletat për 4,600 tifozët që do të udhëtojnë në Barcelonë, për ta uluar në 88 euro koston e tyre të biletave. Liverpooli e shpjegoi vendimin e tij në një komunikatë në uebfaqen zyrtare të tij, transmeton zeri.info 

“Klubi beson se barazia në çmime është qasja më logjike dhe mbetet të punohet me UEFA-n, ECA-n (Asosacioni i Klubeve Evropiane) dhe anëtarët e tjerë të klubeve në mënyrë që të prezantojmë një proces më të strukturuar të vendosjes së çmimeve për ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, thuhej një komunikatën e klubit anglez.

Kjo vjen [asi Manchester Unitedi kishte vepruar njësoj në ndeshjen e tyre ndaj Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Djajtë e kuq” nuk ishin pajtuar me çmimet e lartë të vendosura nga Barcelona dhe kishin vendosur të ndërmerrnin masa.

Për ndeshjen e parë mes tyre në “Old Trafford”, United i faturoi tifozët e Barcelonës me të njëjtin çmim në mënyrë që kostoja e biletave për ndeshjen në udhëtim të reduktohej në 75 funte.

“Barcelona e konfirmoi që biletat për këtë ndeshje do të kushtonin 102 funte. Në këtë instancë ne besojmë se përkrahësit tanë që udhëtojnë janë bërë subjekt i shtrenjtimit të çmimeve të biletave nga klubi nikoqir. Ngjashëm me Valencian në fazë të grupeve dhe Sevillan në udhëtim edicionin e kaluar, ne përsëri e kemi marrë vendimin e vështirë për t’i faturuar tifozët e Barcelonës për ndeshjen në shtëpi në ‘Old Trafford’ me të njëjtin çmim që Barcelona kërkoi në ndeshjen në udhëtim (102 funte). Ne do të shfrytëzojmë të ardhurat shtesë për të subvencionuar tifozët tanë që do të udhëtojnë duke paguar diferencën prej 27 funtesh për secilin tifoz tonin që udhëton”, kishte njoftuar Manchester Unitedi atëkohë./Zëri