Napoli – Arsenal, kështu u vlerësua Xhaka

Napoli – Arsenal, kështu u vlerësua Xhaka

Sport April 18, 2019 - 23:10
Detajet

Arsenali ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale ndaj Napolit, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës me rezultatin e përgjithshëm 3:0, transmeton zeri.info

Londinezët triumfuan minimalisht 1:0 në Napoli.

Alexandre Lacazette shënoi golin e vetëm për londinezët në minutën e 36-të.

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka u paraqit 61 minuta për Arsenalin.

Ai është vlerësuar mjaft mirë për ato minuta që ka luajtur.

Ai ka marrë notën 7.3./Zëri

Image