Grezda ‘përçan’ tifozët e Rangersit, ky është mendimi i tyre për futbollistin kosovar

Grezda ‘përçan’ tifozët e Rangersit, ky është mendimi i tyre për futbollistin kosovar

Sport April 18, 2019 - 17:49
Detajet

Reprezentuesi i Shqipërisë, Eros Grezda e ka pasur një edicion të pafat me Rangersin, derisa lëndimet nuk e kanë lënë rehat që prej transferimit te klubi skocez në afatin kalimtar të verës, transmeton zeri.info

Futbollisti gjakovar ka luajtur vetëm 17 ndeshje në të gjitha garat për gjigantin skocez, derisa ka shënuar vetëm 2 gola.

Më 15 prill, Grezda e festoi ditëlindjen e tij të 24-t dhe Rangersi e uroi atë përmes faqes në rrjetin e tyre social “Twitter”.

Tifozët kanë vërshuar në komente ndaj tij.

Disa prej tyre kanë thënë se bërje e lojtarit shqiptar është një humbje parash, ndërsa pjesa dërrmuese e komenteve mendonin se Grezda meriton dhe një shans tjetër, pasi dëmtimet e shumta e arsyetojnë./Zëri

Image

Image

Image

Image