Ylli i Kosovës humbet sezonin, mungon kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë
FOTO: Laura Hasani

Ylli i Kosovës humbet sezonin, mungon kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë

Sport April 16, 2019 - 13:43
Detajet

Ka përfunduar sezoni për Valon Berishën.

Mesfushori i Lazios i është nënshtruar një operimi për t’u rikuperuar nga lëndimi në gju, i cili e ka ndjekur që prej fillimit të këtij sezoni, shkruan “Corriere dello Sport”, përcjell Zëri.

Futbollisti nga Kosova e ka humbur kështu sezonin, në të cilin është paraqitur në vetëm 14 ndeshje, saktësisht në 500 minuta.

Image

Berisha do të rikthehet në korrik, dhe do të punojë për ta lënë mbrapa një vit zhgënjyes, dhe për ta shpaguar besimin e drejtuesve të Lazios.

Në këtë moment, metodat e operimit të Berishës nuk dihen, pasi klubi nga Roma nuk ka lansuar ndonjë njoftim që shpjegon gjendjen e lojtarit.

Çfarë dihet është se Berisha do të fillojë shumë shpejt me fazën e rehabilitimit, dhe brenda dy muajsh pritet t’iu rikthehet fushave të gjelbërta.

Kështu, Berisha do t'i mungojë Kosovës në ndeshjet e muajit qershor për kualifikimet e Evropianit "Euro 2020" ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë./Zëri/