Besart Berisha i lumtur që mori nënshtetësinë australiane
Sport
April 04, 2019 - 12:53
Detajet
Sulmuesi i njohur kosovar, Besart Berisha është pajisur me nënshtetësi australiane, ashtu si edhe familja e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, Berisha ka zbuluar se ai dhe familja e tij janë ‘bërë australianë’, shkruan Zëri.
“Ne vetëm sa jemi bërë qytetarë australian”, shkruan Berisha.
Berisha, i cili sot luan në Sanfrecce Hiroshima, ka qenë golashënuesi më i mirë në kampionatin australian me Melbourne Victory.
Gjithashtu, me Përfaqësuesen e Kosovës, Berisha ka bërë vetëm një paraqitje./Zëri/ë
ë