Mediet serbe të revoltuara, shkak Cristiano Ronaldo

Mediet serbe të revoltuara, shkak Cristiano Ronaldo

Sport March 26, 2019 - 12:06
Detajet

Në ndeshjen e grupit B në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, Portugalia barazoi me Serbinë me rezultat 1:1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Lisbonë, Serbia arriti ta nxjerrë një barazim përballë portugezëve, shkruan Zëri.

Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares portugeze, Cristiano Ronaldo pësoi një lëndim mbrëmë dhe u detyrua ta lëshojë fushën e lojës pas 30 minutash.

Por, pas ndeshjes, ai deklaroi se e njeh trupin e tij dhe se do të rikuperohet brenda dy javësh.

Image

Megjithatë, Ronaldo foli vetëm për mediat portugeze, duke anashkaluar ato serbe.

Lidhur me këtë, mediumi serb “B92”, ka shkruar:

“Pesë herë fituesi i Topit të Artë dha vetëm një deklaratë për mediet portugeze, më pas u largua duke i revoltuar gazetarët serb”./Zëri/