Zhegrova, pas kritikave: “Nuk më bëjnë përshtypje”

Zhegrova, pas kritikave: “Nuk më bëjnë përshtypje”

Sport March 25, 2019 - 23:32
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me barazim fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 1:1 me Bullgarinë, shkruan Zëri.

Ndërkaq, pas ndeshjes, Edon Zhegrova ka folur edhe për kritikat në drejtim të tij.

“Kritikat nuk më bëjnë përshtypje. Nuk ka problem për mua, tërë ditën mund të më bëjnë kritika, por unë do të vazhdoj të punoj për skuadrën”, u shpreh Zhegrova.

Në ndeshjen e sontme, Zhegrova u inkuadrua në minutën e 59-të të ndeshjes./Zëri/