Ish-kapiteni i Kosovës: Mos e nënvlerësoni Bullgarinë

Ish-kapiteni i Kosovës: Mos e nënvlerësoni Bullgarinë

Sport March 25, 2019 - 11:17
Detajet

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj beson që Kosova ka mundësi kualifikimi edhe përmes ndeshjeve eliminatore. 

Para ndeshjes me Bullgarinë, mesfushori kosovar ka apeluar që të mos nënçmohet kundërshtari.

“Pas asaj performance të mirë kundër Danimarkës, pikë së parë tani duhet të mos nënçmohet kundërshtari. Në këtë nivel duhet të jesh maksimalisht i përgatitur psikologjikisht dhe fizikisht sepse nuk ka kundërshtarë të dobët, por besoj që lojtarët me përvojën e tyre e din këtë. Sa i përket mundësive për kualifikim mendoj që vendin e parë e ka të sigurtë Anglia, ndërsa vendi i dytë është i hapur” ka deklaruar Rashkaj për Indeksonline.

Ndeshja Kosovë – Bullgari do të zhvillohet sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.