Lajm i mirë nga stërvitja e Kosovës: Kololli e Kryeziu po stërviten me grupin

Lajm i mirë nga stërvitja e Kosovës: Kololli e Kryeziu po stërviten me grupin

Sport March 23, 2019 - 16:45
Lexoni detajet

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet e saja për eliminatoret e Euro 2020.

Dardanët ndeshjen e radhës do ta luajnë kundër kombëtares së Bullgarisë, para tifozëve të vet në ‘Fadil Vokrri’.

Për këtë ndeshje, dyshime të mëdha kishte mbi Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin, të cilët nuk u paraqitën në ndeshjen e parë.

Por, në stërvitjen që po mbahet momentalisht në ‘Fadil Vokrri’, lojtarët po stërviten së bashku me grupin, shkruan lajmi.net.

Se sa është në rregull gjendja e Kolollit tregon edhe një fotografi ku ai shihet duke e mbajtur në shpinë gjigantin Vedat Muriqi.

Image