Përfaqësuesja U21 mbajti stërvitjen e radhës në Antalya

Përfaqësuesja U21 mbajti stërvitjen e radhës në Antalya

Sport March 22, 2019 - 22:35
Lexoni detajet

Kombëtarja U21 ka zhvilluar sot seancën e radhës në Antalya në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret që do t’i zhvillojë kundër Turkmenistanit dhe Maltës.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina e Naser Prapashtica edhe në këtë stërvitje kanë dhënë udhëzimet e tyre për lojtarët, në mënyrë që ekipi të jetë sa më kompakt dhe t’i përgatisin këto dy ndeshje sa më mirë.

Ndonëse kemi ndërrim të gjeneratës në Kombëtaren U21, atmosfera është shumë e mirë, derisa forma e lojtarëve duket të jetë në nivel të lartë, gjë të cilën pritet ta dëshmojnë edhe në fushën e lojës. Kushtet për punë dhe ato në hotel janë jashtëzakonisht të mira dhe deri tash gjithçka po shkon sipas dinamikës së paraparë.