Shqipëria nis kualifikimet me Turqinë

Shqipëria nis kualifikimet me Turqinë

Sport March 22, 2019 - 13:35
Detajet

Të premten Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë me Turqinë në ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin evropian “Euro 2020”, shkruan sot, gazeta "Zëri".

Para ndeshjes me kombëtaren turke, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, duke filluar prej orës 20:45, futbollistët shqiptarë janë shprehur optimistë, duke thënë mes të tjerash se Turqia nuk është e pakalueshme.

Nga Kombëtarja e Shqipërisë bëhet e ditur se kapiten në këtë sfidë do të jetë Elseid Hysaj si i votuari i dytë, pas Mërgim Mavrajt, i cili do të mungojë për shkak të pezullimit. 

Ndonëse janë zhvilluar katër seanca stërvitore, trajneri Panucci vazhdon ende me “eksperimentet” në kompleksin sportiv.

Italiani me gjithë provat e bëra nuk u ka lënë futbollistëve të kuptojnë rreshtimin dhe zgjedhjet për 11-shen titullare.

Mendohet se në ndeshjen me Turqinë përbërja e Shqipërisë mund të jetë: Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Aliji; Xhaka, Abrashi, Memushaj; Uzuni, Sadiku, Grezda.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në këtë ndeshje do të jenë 6 skautë, 4 prej tyre të skuadrave italiane, ndërsa 2 të tjerë do të jenë islandezë./Zëri