Futbollisti serb i drejtohet kriminelit Radovan Karadziç: Pasardhësit i ke të gjallë!

Futbollisti serb i drejtohet kriminelit Radovan Karadziç: Pasardhësit i ke të gjallë!

Sport March 20, 2019 - 14:12
Detajet

Ish-futbollisti i Crvena Zvezdes e ka përkrahur publikisht kryetarin e parë të Republikës Serbe, Radovan Karadziç, raporton Zëri.info nga Telegraf.rs.

Vendimi i gjykimit në Hagë është caktuar sot për orën 14.00, ndërsa do të emitohet me gjysmë ore vonesë.

Derisa pritet publikimi i dënimit Karadziçit po i vijnë porosi përkrahjeje, e një të tillë ia ka dërguar nëpërmjet ‘Instagramit’ ish-futbollisti i Crvena Zvezdës, Ognjen Koroman.

Ai e ka pasur një porosi provokative, pasi përveç fotografisë së Karadziçit dhe ‘doktor Dragan Dabicit’, që ka qenë identiteti i tij i rrejshëm derisa ishte në ikje, e ka vendosur edhe thikën.

Përveç kësaj, ai i ka recituar vargjet: “Doktor, dredhe kapelën, pasardhësit i ke të gjallë”.

Radovan Karadziç po gjykohet për krime luftë në Bosnje dhe Hercegovinë. /Zëri.info

Image