Zyrtare: Në prag të miqësores me Danimarkën, Challandes merr një lajm fenomenal
FOTO: Laura Hasani

Zyrtare: Në prag të miqësores me Danimarkën, Challandes merr një lajm fenomenal

Sport March 20, 2019 - 13:47
Detajet

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës po e presin me padurim paraqitjen para tifozëve të tyre të flaktë në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa pjesës tjetër të futbollistëve iu ka bashkuar edhe Hekuran Kryeziu, shkruan FFK, përcjell Zëri.

Kryeziu në fundjavë pësoi një lëndim te skuadra e tij Zurich dhe tani mbetet të shihet gjendja e tij gjatë seancës së sotme stërvitore nga përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i Përfaqësueses.

Ndeshja Kosovë – Danimarkë zhvillohet, nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00./Zëri/

Image