Gazeta e njohur italiane: Shqipëria e Panuccit larg asaj të De Biasit

Gazeta e njohur italiane: Shqipëria e Panuccit larg asaj të De Biasit

Sport March 20, 2019 - 09:49
Detajet

Vetëm pak ditë para nisjes së elimintoreve të Europianit të vitit 2020, prestigjozja italiane Gazzetta Dello Sport ka analizuar 10 grupet kualifikuese që do të përcaktojnë 20 skuadrat e kualifikuara në Europian ndërsa 4 të tjera do të zbulohen nga faza play off e Ligës së Kombeve.  

Në skanimin që i bën grupit H ku bën pjesë edhe Shqipëria, Gazzetta Dello Sport shkruan se kuqezinjtë e drejtuar nga Christian Panucci do ta kenë shumë të vështirë të përsëritin suksesin që arriti Gianni De Biasi në elimintoret e Euro 2016-të, transmeton SS.

“Kampionët e Botës të Francës nuk duhet të kenë rreziqe. Edhe pse u mundën nga Holanda në Ligën e Kombeve, ata nuk duhet të frikësohen nga Islanda, që zhgënjeu në Kupën e Botës dhe u rrëzua në Ligën B në Ligën e Kombeve, dhe nuk ka fituar asnjë ndeshje që nga tetori 2017-të. Apo nga Turqia e Calhanoglu, që u rrëzua në Ligën C të Ligës së Kombeve, dhe ende mbështetet tek një 38-vjeçar si Emre dhe 33-vjeçar si Burak Yilmaz. Më pas, për vendin e dytë, luan edhe Shqipëria e Christian Panuccit, i cili do ta ketë të vështirë të përsërisë shpërthimin e De Biasit, por ka disa nga elementët më ekspertë në ekip, si napoletani Hysaj, Taluant Xhaka, apo Memushaj nga Pescara. Grupi mbyllet nga Moldavia dhe Andorra”, shkruhet në artikullin e postuar nga Gazzetta Dello Sport.