PSG-ja i hyn garës me Unitedin për yllin e Juventusit

PSG-ja i hyn garës me Unitedin për yllin e Juventusit

Sport March 20, 2019 - 09:37
Detajet

Paris Saint-Germaini ka hyrë në garë me Manchester Unitedin në luftën për të siguruar shërbimet e anësorit të Juvetnusit, Douglas Costa, transmeton zeri.info

Reprezentuesi brazilian ka vuajtur këtë edicion për shkak të lëndimeve, suspendimeve dhe një aksidenti me makinë, duke kontribuar me vetëm një gol dhe dy asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat.

Ai ishte lidhur me një kalim te Manchester Unitedi dhe Chelsea në fund të edicionit të kaluar, por Juventusi nuk e kishte në plan në shitjen e tij.

Situata tashmë ka ndryshuar dhe Costa është në listën e largimeve.

Costa ishte transferuar te Juventusi nga Bayern Munichu në vitin 2017, derisa vlera momentale e tij vlerësohet të jetë rreth 35 milionë euro./Zëri

Image