“Stadiumi Nacional i Kosovës do të jetë më i bukuri në Ballkan”

“Stadiumi Nacional i Kosovës do të jetë më i bukuri në Ballkan”

Sport March 19, 2019 - 01:28
Zbuloni detajet

Është përfolur shumë rreth Stadiumit Nacional të Kosovës, i cili do të ndërtohet në Drenas.

Shuma të majme do të investohen në këtë projekt gjigant për sportin kosovar, derisa së fundmi Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se stadiumi do të jetë më i miri në Ballkan dhe ndër më të mirët në Evropë, shkruan Insporti.

Në një prononcim për mediet, derisa vizitoi Kombëtaren e Kosovës në stërvitjen e parë pas grumbullimit këtë vit, Veseli është shprehur:

“Do të kulmojmë me stadiumin Kombëtar, i cili pritet të përfundohet në korrik, edhe pse Ministri [Kujtim Gashi] tha në qershor, por unë po them në korrik.

“Stadiumi do të jetë më i bukuri në Ballkan dhe ndër më të bukurit edhe në Evropë”, shtoi Veseli.