Munishi parashikon se Milot Rashica mund te transferohet te këta gjigant evropian

Munishi parashikon se Milot Rashica mund te transferohet te këta gjigant evropian

Sport March 19, 2019 - 00:07
Zbuloni detajet

Ismet Munishi e ka folur për yllin e Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës gjermane Werder Bremen, Milot Rashica, raporton Zëri.info.

Munishi ka qenë ndër trajnerët e parë të Rashicës në karrierën e tij te Kosova e Vushtrrisë.

Pikërisht Munishi e ka avancuar në ekipin e parë Rashicën nga Shkolla e Futbollit Kurda.

"Edhe në gazetat para 6-7 viteve kam parashikuar të ardhme të madhe për Milot Rashicën. E kemi marr në Vushtrri nga Kurda dhe kemi pasur shumë kujdes me të. Mendoj se Miloti do ta kalojë nivelin e Werder Bremenit. Mund të transferohet në Bayern Munich apo Borussia Dortmund", ka thënë Ismet Munishi pë emisionin sportiv Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Rashica në këtë edicion në Bundesligë ka realizuar shtatë gola.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë që luhen në këtë javë. /Zëri.info