Zyrtare: Lëndohet Shaqiri, ja sa do të mungojë

Zyrtare: Lëndohet Shaqiri, ja sa do të mungojë

Sport March 18, 2019 - 23:50
Lexo Detajet

Xherdan Shaqiri do të mungojë në ndeshjet e para të Zvicrës në kualifikueset për “Euro 2020”.

Lajmin e ka bërë të ditur “Sky Sports News”, që raporton se shqiptari ka probleme me ijë dhe do t’i humbasë ndeshjet me Gjeorgjinë (23 mars) dhe Danimarkën (26 mars), transmeton Express.

“Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, do të mungojë për ndeshjet e para kualifikuese të Zvicrës për “EURO 2020” për shkak të një problemi me ijë”, raporton “Sky Sports News”

Zvicra gjendet në grupin D me Danimarkën, Gjeorgjinë, Irlandën dhe Gjibraltarin.